Rashiq: Beogradi po thotë se unë e Trajkoviq ndryshuam fenë, se tash jemi shqiptarë - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

08/11/2019 21:17

Rashiq: Beogradi po thotë se unë e Trajkoviq ndryshuam fenë, se tash jemi shqiptarë

Ballina

Gazeta Express

08/11/2019 21:17

Nenad Rashiq, ish-kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit mes disa partive të serbëve të Kosovës, “Sloboda”, ka folur për sulmet nga Beogradi ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Rashiq ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se mediat e kontrolluara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po i akuzojnë për tradhti atë dhe politikanë tjerë, si Rada Trajkoviq.

“Po thonë ‘ata s’janë serbë, e kanë ndërruar fenë, ata tash janë albanac’”, ka treguar Rashiq.

Ai ka thënë se sulme të tilla ndaj serbëve të Kosovës bëhen nga radikalë, e kurrsesi nga politikanë normalë. /Express/