Rashica për rastin ideal të humbur në fund të ndeshjes: Qejf pata boll me shënu! - Gazeta Express
string(78) "rashica-per-rastin-ideal-te-humbur-ne-fund-te-ndeshjes-qejf-pata-boll-me-shenu"

Futboll

Gazeta Express

25/03/2023 20:31

Rashica për rastin ideal të humbur në fund të ndeshjes: Qejf pata boll me shënu!

Futboll

Gazeta Express

25/03/2023 20:31

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Të përzgjedhurit e Alain Giresse morën sonte një pikë nga përballja me Izraelin, rivalin që vlerësohet si një prej rivalëve për dy pozitat e para në grup, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bloomfield” përfundoi me rezultatin 1:1. Kjo ishte ndeshje e parë në kuadër të Grupit I.

Pas ndeshjes, Milot Rashica foli edhe për rastin e humbur në fund të ndeshjes.

“Qejf pata boll me shënu dhe me u kthy në shtëpi me tri pikë. Pas tri ditëve kemi ndeshjen tjetër dhe shikojmë përpara. Ka hapësirë për përmirësim. Në pjesën e dytë zhvilluam lojë më të mirë”, tha Rashica pas ndeshjes.