Rashica mungon këtë javë për shkak të lëndimit


Gazeta Express
20 Gusht 2019 15:36

Gazeta e madhe gjermane, Bild, raporton se Milot Rashica do të mundojë sigurt në ndeshjen e xhiros së ardhshme të Bundesligës, kundër Hoffenheimit, për shkak se e lëndoi tejzën e gjurit të tij.

Të shtunën, Werder Bremeni do ta zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të sezonit të ri të Bundesligës. Mirëpo, trajneri Florian Kohfeldt nuk do ta ketë armën kryesore të skuadrës së tij për këtë përballe me Hoffenheimin, shkruan Gazeta Express.

Rashica e pësoi lëndimin e tij gjatë ndeshjes së parë të Bundesligës 2019/20, në disfatën me rezultat 3:1 kundër Hoffenheimit. Në këtë ndeshje ai ishte titullar, por pati mundësi të luajë vetëm deri në minutën e 65-të, kur u zëvendësua nga Nicolas Fullkrug.

Më vonë, faqja zyrtare e Werder Bremenit bëri të ditur në rrjetin social Twitter se dyshohet për një lëndim të tejzës së gjurit, mirëpo shtoi se kohëzgjatja e rikuperimit do të mësohet vetëm pas kryerjes së edhe disa testeve të tjera.

Tani, Bild raporton se Bremeni do të luajë pa Rashicën në fundjavë sigurt, mirëpo kohëzgjatja e saktë e rikuperimit të tij pritet të konfirmohet gjatë ditës.

‘Është një lëndim muskulor, por për ta ditur saktësisht se çfarë ka Miloti duhet të presim”, u shpreh drejtori sportiv i klubit, Frank Baumann.

Nëse lëndimi i Rashicës është serioz, ai mund të mungojë për disa muaj. Ky lajm do të ishte i keq jo vetëm për Bremenin, por edhe për Kosovës që në fillim të shtatorit i zhvillon dy ndeshje të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020 – kundër Çekisë dhe Anglisë. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart