Rashica mendon se “grupi është arma me e fortë” e Kosovës


Gazeta Express
12 Nëntor 2019 20:39

Lëndimi i Vedat Muriqit ka shkaktuar kokëçarje për Kosovën dhe sidomos Bernard Challandes, por sulmuesi i tjetër i Kombëtares, Milot Rashica mendon se Kosova është në këtë fazë për shkak se ata gjithmonë funksionojnë si grup

Vedat Muriqi u konfirmua sot se do të mungon në dy ndeshjet kryesore që Kombëtarja e Kosovës i luan kundër Çekisë si mysafirë dhe Anglisë si vendas

Tanimë, shpresat janë tek sulmuesi tjetër në formë i Kosovës, Milot Rashica, i cili sot ka thënë se megjithatë deri tani Kosova ka vepruar shumë mirë si grup.

 “Kena pika të forta në shumëçka se punojnë si grup, nuk është që presim vetëm prej dikujt për me vendos lojën, kena lojtarë që çdo njëri mundet me shënu ose me ndihmu nga mbrojtja deri në sulm. Nëse na ka pru diçka deri këtu që jena, është se kemi qenë të bashkum si në fushë ashtu edhe jashtë”, ka thënë Rashica në një konferencë për shtyp.

Sipas tij, Kosova ka shumë pika të forta, lojtarë që mund të luajnë në çdo pozitë.

“Grupi, është arma jonë më e fortë”.

Kosova, të enjten luan në Plzen kundër Republikës së Çekisë, kurse i përfundon ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 të dielën ku pret Anglinë në Fadil Vokrri. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart