Rashica me kthetrat e shqiponjës niset drejt Stambollit te Beshiktashi - Gazeta Express
string(70) "rashica-me-kthetrat-e-shqiponjes-niset-drejt-stambollit-te-beshiktashi"

Rashica me kthetrat e shqiponjës niset drejt Stambollit te Beshiktashi

Futboll

Gazeta Express

15/08/2023 22:10

Milot Rashica pritet që së shpejti të zyrtarizohet si futbollist i ekipit bardh e zi në Stamboll, Beshiktash

Gazetari i njohur turk, që mbulon me lajme klubin e Beshiktashit, Sercan Dikme ka paraqitur një fotografi të kosovarit në avion.

Lexo Edhe:

“Duke ardhur”, ka shkruar ai në një postim që e ka bërë në Twitter.

Mediat turke raportuan sonte se Rashica ka arritur një marrëveshje për t’u transferuar në Beshiktash nga Norwich për pesë milionë euro.

Kosovari do të përfitojë 2 milionë euro pagë në sezon, derisa do ta vesh fanellën bardh e zi deri më 2027, me mundësi vazhdimi edhe për një vit. /GazetaExpress/