Rashica i vetëm s’mund t’i bëjë ballë Bayernit të frikshëm - Gazeta Express
string(56) "rashica-i-vetem-smund-ti-beje-balle-bayernit-te-frikshem"

Rashica i vetëm s’mund t’i bëjë ballë Bayernit të frikshëm

Gazeta Express

14/12/2019 17:33

Bayern Munich e ka shkatërruar Werder Bremenin, duke e mposhtur 6-1 në ‘Allianz Arena’

Philippe Coutinho ka shkëlqyer me tre gola në fitoren e madhe të Bayern Munich kundër Werder Bremen.

Lexo Edhe:

Vendasit e nisën keq takimin duke pranuar gol në minutën e 24’, Milot Rashica tregoi klasin duke shënuar gol të bukur.

Por, Bayerni përmbysi gjithçka brenda një minute në fund të pjesës së parë me golat e Philippe Coutinho dhe Robert Leëandoëski.

Pjesa e dytë ishte pothuajse e gjitha për vendasit me Coutinhon që shënoi edhe dy herë për të kompletuar het-trikun, derisa realizoi srish edhe Lewandowski.

Në listën e golashënuesve u shënua edhe Thomas Muller.

Pas kësaj fitore, Bayerni është ngjitur në pozitën e katërt në kuotën e 24 pikëve. /Gazeta Express/