Rashica i ka thënë "PO" klubit të njohur - Gazeta Express
string(38) "rashica-i-ka-thene-po-klubit-te-njohur"

Gazeta Express

01/06/2020 13:46

Rashica i ka thënë “PO” klubit të njohur

Gazeta Express

01/06/2020 13:46

Mediat italianë janë të bindura se ylli kosovar do ta vazhdojë karrierën në Serie A, në Napoli, edhe pse ka oferta nga Anglia e Gjermania

Milot Rashica i ka thënë “PO” Napolit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Për këtë sigurojnë mediat italiane, të cilat janë të bindura se ylli kosovar do ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Përfaqësuesi kosovar po luan me sukses në dy sezonet e fundit në Werder Bremen.

Dhe, 23 vjeçari është i gatshëm për ta bërë hapin e radhës në karrierë.

E përditshmja italiane “Corriere dello Sport” shkruan se Napoli tashmë e ka kontaktuar Werderin për të kërkuar informata për futbollistin.

Klubi i Bundesligës i kërkon 38 milionë euro për ish-futbollistin e Vushtrrisë dhe Vitesses.

Mirëpo, klubi italian synon ta transferojë Rashicën në “San Paolo” për 20 milionë euro.

Rashica kërkohet edhe nga Lazio në Itali.

Ndërsa, në Gjermani vushtrriasin e duan Leipzigu e Borussia Dortmundi.

E në Angli, Rashicën e pëlqejnë Liverpooli, Aston Villa dhe Wolverhamptoni.

Futbollisti ofanziv ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022.

Ai i ka realizuar 10 gola deri tash këtë sezon me klubin gjerman. /Gazeta Express/