Sulmuesi kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, është në mesin e gjashtë futbollistëve të nominuar për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Bundesligë. Edhe ju mund t’i ndihmoni me votën tuaj kosovarit ta fitojë këtë çmim.
Milot Rashica i Werder Bremenit, Marcel Sabitzer i Leipzigut, Timo Werner i Leipzigut, Patrick Herrmann i Monchengladbachut, Philipp Max i Augsburgut dhe Christopher Nkunku i Leipzigut janë në garë për t’u zgjedhur lojtari më i mirë i muajit në Bundesligë, transmeton Gazeta Express.
Për të votuar për Rashicën, klikoni këtu.
“Ka ardhur koha t’ia rritni vlerësimin, @EASPORTSFIFA. Raketa jonë, Milot Rashica, është nominuar për çmimin Lojtari i Muajit në Bundesligë për muajin nëntor”, shkruan faqja zyrtare e Bremenit.
Time to increase that rating, @EASPORTSFIFA ?
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) December 11, 2019
Our rocket man @milotrashica has been nominated for the @Bundesliga_EN Player of the Month for November ?
Vote for our star man using this link ? https://t.co/jKHW9TUYby#werder #BundesligaPOTM pic.twitter.com/tRe5rbOTtN
Në muajin tetor këtë çmim e kishte fituar Serge Gnabry i Bayern Munichut, ndërsa fituesi për muajin nëntor shpreson të jetë Rashica. /Gazeta Express/