Rashica dhe Xhaka e vlerësojnë lart figurën e Fadil Vokrrit


load
Masar Sokoli
15 Qershor 2019 14:15

Rashica ka vlerësuar edhe njëherë figurën e Fadil Vokrrit dhe ka thënë se ai ka qenë shembulli më i mirë për ta dhe se të gjitha sukseset e Kosovës i dedikohen pikërisht atij. Derisa Xhaka ka thënë “ndihem krenar që Vokrrin e ka njohur e gjithë bota e futbollit”.

Para ndeshjes në Fadil Vokrri, ku nga ora 20:00 do të zbresin Granit Xhaka dhe Milot Rashica me shokë – dy futbollistët shqiptarë së bashku me disa prej lojtarëve tjerë që përbëjnë skuadrat, kanë vizituar varrin e ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, për të bërë homazhe.

Granit Xhaka e çmoi lartë veprën e Vokrrit duke theksuar se “në futbollin evropian, emri i Fadil Vokrrit është përmendur shumë“, duke e cilësuar atë si “figura kryesore e futbollit kosovar“. Xhaka ka thënë “ndihem krenar që Vokrrin e ka njohur e gjithë bota e futbollit“.

Granit Xhaka dhe Milot Rashica duke bërë homazhe te varri i Fadil Vokrrit

Në anën tjetër, Rashica u shpreh se Vokrri ka qenë shembulli më i mirë për ta dhe se të gjitha sukseset e Kosovës i dedikohen pikërisht atij.

Të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm ka qenë Fadili për ne. Jo vetëm për ne, për Federatën dhe për njerëzit në Kosovë, po në veçanti për ne si futbollistë, e kemi pasur një shembull që kemi mundur me ndjekë dhe na ka përkrahur jashtëzakonisht shumë dhe normalisht që për të gjithë ne ka qenë një humbje shumë e madhe për ne. Këto sukseset që i kemi mbërri me Kosovën normal që i dedikohen atij”, tha Rashica.

Dy kapitenët në përballjen miqësore që do të zhvillohet sot në Prishtinë, Granit Xhaka i Arsenalit dhe Milot Rashica i Werder Bremenit janë shprehur tejet të lumtur që do të luajnë ndeshjen humanitare.

Mesfushori i Arsenalit ka thënë se është kënaqësi për të që po vjen të luajë në Prishtinë.

Është kënaqësi të jem këtu me të gjithë, shokë, miq për një lojë humanitare. Kam shumë raporte të mira me Milotin, Ledrin e Haxhiun. Faleminderit që më keni dhënë mundësinë të luaj këtu”, ka thënë Xhaka në një konferencë për media.

Xhaka në konferencë për media para ndeshjes së sotme në stadiumin “Fadil Vokrri”

Xhaka do të jetë kapiten i njërit ekip, teksa “rival” do të jetë Rashica që udhëheq ekipin tjetër.

Edhe për mua është kënaqësi shumë e madhe që kam mundësinë të jem këtu në këtë ditë të rëndësishme për ne. Shpresoj të kënaqen publiku e të fitojë më i miri”, ka thënë Rashica.

Milot Rashica në konferencë për media para ndeshjes së sotme në stadiumin “Fadil Vokrri”

Në mesin e shumë yjeve sportive e fytyrave publike që do të paraqiten në ndeshje do të jetë boksieri Haxhi Krasniqi.

Ndjenjë dhe kënaqësi e madhe të jem në mesin e yjeve të futbollit botëror që vijnë nga shteti jonë. jam shumë i kënaqur që marr pjesë aty, e sidomos për Kosovën me zemër e me shpirt do të jemi gjithmonë aty”, ka deklaruar ai.

Boksieri shqiptar, Haxhi Krasniqi, do të zbresë sonte në “Fadil Vokrri” dhe do ta provojë veten tani në futboll

E reperi Ledri Vula ka thënë se është ndjenjë e veçantë që po iu bashkohet në fushë “atyre që i shohim duke luajtur nëpër botë”.

Ne jemi duke u rritur dhe duke i parë djemtë që na përfaqësojnë nëpër botë. Sonte është ndjenjë e veçantë për mua, jo vetëm që do të luaj me ta, por që do të jem edhe vet prezent në fushë. Më kanë thënë që kam talent, por unë nuk kam luajtur futboll më herët, kështu që mos prisni shumë nga unë”, tha Ledri teksa nisën të gjithë të qeshin në konferencë për media.

Ledri Vula në konferencë për media para ndeshjes së sotme në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ai do ta testojë sonte veten edhe në futboll.

Është tejet pozitive që të organizohen sa më shumë aktivitete të tilla. Ka qenë pozitive pasi që njerëzit më kanë pyetur për bileta. Nuk më kanë pyetur se a ke bileta, por ku mund t’i blejmë”, ka thënë Ledri Vula.

Ledri, Rashica, Xhaka, Kransiqi, sekretari FFK, Erol Salihu dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në konferencë para ndeshjes humanitare në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Përveç ndeshjes së sotme, Xhaka u pyet edhe për ecurinë e Kosovës, kualifikimin e mundshëm në Evropian si dhe mundësinë që të luajë me Zvicrën kundër “Dardanëve”.

Ka qenë shumë e vështirë me luajt kundër Shqipërisë, por nëse na bjen rasti të luajmë kundër Kosovë… është vështirë, shumë vështirë me dhënë një përgjigje”, tha fillimisht Xhaka.

Granit Xhaka vs Taulant Xhaka (Zvicër-Shqipëri në Euro 2016)

Prindërit i kam nga këtu, unë kam lindur në Zvicër, por ndjehem shqiptar kështu që me luajt kundër Kosovës do të jetë një ndjenjë e veçantë, e kemi detyrë që të luajmë. Do të ishte e vështirë”.

Kosova, pas fitores historike me 10 qershor kundër Bullgarisë

Krejt në fund, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka nderuar yjet shqiptare me ‘Çelësin e Prishtinës’ për promovimin e vendit nëpër botë.

Rashica, duke pranuar “Çelësin e Prishtinës” nga Shpend Ahmeti

Ndeshja humanitare do të zhvillohet nga ora 20:00 në “Fadil Vokrri”, Ismet Munishi e Afrim Tovërlani do të jenë trajnerët e ekipeve. /Gazeta Express/

Xhaka, duke pranuar “Çelësin e Prishtinës” nga Shpend Ahmeti

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart