Rashfordi: Man Unitedi po tenton ta kthejë identitetin e vet


Gazeta Express
11 Korrik 2019 14:57

Sulmuesi anglez, Marcus Rashford, i cili së fundi nënshkroi kontratë të re në Old Trafford, beson se Manchester Unitedi duhet të “rehatohet” me Ole Gunnar Solskjaerin, për ta kthyer identitetin e vet sërish.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer është duke e drejtuar për herë të parë skuadrën e Manchester Unitedit në një turne parasezonal, pasi në mars nënshkroi kontratë trevjeçare si trajner i klubit, transmeton Gazeta Express.

Paraardhësi i tij, Jose Mourinho, është njeriu i vetëm i cili arriti ta mbajë pozitën e trajneri për më shumë sesa dy sezone që prej pensionimit të Sir Alex Fergusonit në vitin 2013.

Edhe pse ai ishte njëri ndër të preferuarit e tifozëve gjatë kohës sa ishte futbollist në Old Trafford, Solskjaer tani do të përballet me më shumë presion, pasi nuk arriti ta kualifikojë Manchester Unitedin në Ligën e Kampionëve sezonin e fundit.

Implementimi i një vizioni para se të fillojë sezoni i ri mund të rezultojë vendimtar në suksesit e Manchester Unitedit sezonin e ardhshëm dhe Rashfordi mendon se ka ardhur koha për më shumë stabilitet në klub.

“Ndiej se ne tani mund të fillojmë të rehatohemi dhe mendoj se kjo është gjëja për të cilën kemi më së shumti nevojë”, tha Rashfordi për faqen zyrtare të Manchester Unitedit.

“Ka pasur shumë ndryshime, taktika dhe sisteme të ndryshme dhe tani mendoj se mund të rehatohemi me këtë që jemi duke tentuar të bëjmë dhe ta kthejmë këtë identitet tonin sërish”. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart