Raportuesja për Kosovën: Punë të mbarë Kryeministrit Hoti, i papranueshëm presioni ndaj deputetëve - Gazeta Express
string(96) "raportuesja-per-kosoven-pune-te-mbare-kryeministrit-hoti-i-papranueshem-presioni-ndaj-deputeteve"

Raportuesja për Kosovën: Punë të mbarë Kryeministrit Hoti, i papranueshëm presioni ndaj deputetëve

Gazeta Express

03/06/2020 16:11

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar pas votimit të qeverisë Hoti në Kuvendin e Kosovës.

Von Cramon i ka uruar suksese Avdullah Hotit por e ka thënë se nuk duhet të mbyllen sytë krahas presionit të fuqishëm ndaj deputetëve për votimin e qeverisë nga ana e Presidentit Thaçi, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“I uroj punë të suksesshme z.Avdullah Hoti dhe qeverisë së tij në Prishtinë. Qeveria ka shumë punë për të bërë, këto janë rrethana kruciale për çështjet e brendshme dhe ndërkombëtare. Shpresoj që qeveria e re do të jetë në gjendje të zhvillojë reformat dhe të punojë për një Kosovë më të mirë. Megjithatë ne s’mund të bëhemi të verbër rreth votimit të z.Hotit. Deputetët e Parlamentit të Kosovës ishin nën presion të madh nga lidershipi i LDK’së nga Presidenti Thaçi”, ka deklaruar Von Cramon./GazetaExpress/