Raportuesja e PE-së shpreson që heqja e taksës ta sjellë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave - Gazeta Express
string(96) "raportuesja-e-pese-shpreson-qe-heqja-e-takses-do-ta-sjelle-driten-e-gjelber-per-heqjen-e-vizavel"

Raportuesja e PE-së shpreson që heqja e taksës ta sjellë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave

Gazeta Express

01/04/2020 12:57

Raportuesja për Kosovën në Parlamenti Evropian, Viola Von Cramon, po shpreson që Këshilli i Bashkimit Evropian do ta marrë parasysh vendimin e qeverisë në detyrë të Kosovës për heqjen e tarifave, që ta japë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën, raporton Gazeta Express.

Eurodeputetja ka shkruar në Twitter se vendimi i kryeministrit në detyrë për heqjen e tarifave është një sinjal i rëndësishëm për bashkëpunim politik në rajon.

Lexo Edhe:

“Urime Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti për heqjen e tarifave. Sinjal shumë i rëndësishëm për zhvillim ekonomik dhe për bashkëpunim politik në rajon. Shpresoj që do të vlerësohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian për t’i dhënë dritën e gjelbër liberalizimit të vizave”, ka shkruar Von Cramon.

Sot Qeveria në detyrë ka marrë vendimin që ta heqë tarifën 100% ndaj mallrave serbe dhe të fillojë zbatimi gradual i reciprocitetit. /GazetaExpress/