Policia e Kosovës ka sekuestruar dje rreth 7 kilogramë marihuanë dhe ka arrestuar një person të dyshuar në pikën kufitare të Merdarës, si rezultat i një aksioni të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, i cili ishte paraprirë nga hetime disa javore.
Gjatë kontrollit të një veture me targa të huaja, e drejtuar nga një mashkull kosovar, policia ka gjetur dhe konfiskuar rreth 7 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me vlerë tregu rreth 35 mijë euro.
Burime të Indeksonline kanë pohuar se i dyshuari është Pren Berisha nga Klina, i njohur për publikun si rapsod kosovar.
Pas arrestimit në Merdare, në koordinim me Prokurorinë Themelore – Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë, është realizuar edhe kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit në Prizren.
Gjatë këtij kontrolli janë sekuestruar prova të shumta materiale. Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...