Raportohet për vrasjen e negociatorit të Ukrainës nga Shërbimi Sekret i vet shtetit: Dyshohet për tradhti - Gazeta Express
string(104) "raportohet-per-vrasjen-e-negociatorit-te-ukraines-nga-sherbimi-sekret-i-vet-shtetit-dyshohet-per-tradhti"

Raportohet për vrasjen e negociatorit të Ukrainës nga Shërbimi Sekret i vet shtetit: Dyshohet për tradhti

Lajme

Gazeta Express

05/03/2022 13:17

Raportohet se Shërbimi Sekret i Ukrainës ka vrarë njërin nga negociatorët ukrainas i cili ishte pjesëmarrës në negociatat me Rusinë.

Denys Kirieiev fillimisht është arrestuar dhe më pas është vrarë raporton KyivIndependent duke cituar gazetën Pravda, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas burimeve ai është dyshuar për tradhti përfshirë edhe bisedat telefonike të tij.

Kievi dhe Moska janë pajtuar të enjten, 3 mars, për të krijuar korridore që mundësojnë largimin e civilëve nga zonat e luftës në Ukrainë.

Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak, ka konfirmuar përfundimin e rundit të dytë të negociatave me palën ruse në Bjellorusi.

“Fatkeqësisht Ukraina nuk ka ende rezultatet që i duhen. Ka vetëm vendime për organizimin e korridoreve humanitare”.

Edhe shefi negociator i palës ruse, Vladimir Medinsky ka thënë se Rusia është pajtuar për të mbështetur idenë e korridoreve humanitare për civilët dhe një armëpushim të mundshëm afër tyre.

Të dyja palët është raportuar se janë pajtuar për të zhvilluar një rund të tretë të negociatave.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje më herët për bisedime direkte me presidentin rus, Vladimir Putin duke thënë se kjo është “mënyra e vetme për t’i dhënë fund kësaj lufte”.

“Ne nuk jemi duke sulmuar Rusinë dhe nuk planifikojmë të bëjmë këtë gjë. Çfarë dëshironi nga ne? Largohuni nga toka jonë”, ka thënë ai.