Raportohet për 2 milionë euro të zhdukura në Ministrinë e Financave, thirret konferencë e shpejtë për media - Gazeta Express
string(106) "raportohet-per-2-milione-euro-te-zhdukura-ne-ministrine-e-financave-thirret-konference-e-shpejte-per-media"

Gazeta Express

21/10/2020 15:33

Raportohet për 2 milionë euro të zhdukura në Ministrinë e Financave, thirret konferencë e shpejtë për media

Gazeta Express

21/10/2020 15:33

Ministria e Financave ka thirrur konferencë për media në orën 15:45, pas raportimeve për “avullimin” e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Plot dy milionë euro janë zhdukur nga Ministria e Financave. Objektiv merr vesh se paratë janë tërhequr nga Thesari i Shtetit i kësaj Ministrie, e të cilat nuk dihet ende se ku kanë përfunduar.

Lexo Edhe:

Kjo ka bërë që Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, mbrëmjen e së martës ka ndërmarrë një aksion në këtë Ministri, meqë rast ka arrestuar një person, zyrtar i Ministrisë së Financave, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë në arrati.

Policia, po ashtu, ka bastisur edhe shtëpitë e personave të dyshuar për këtë rast.

Aksionin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës, në këtë rast datës 20.10.2020, ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Prishtinës, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ku për informacione shtesë do të ju mbajmë të informuar”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Në anën tjetër edhe Prokuroria e Shtetit tashmë ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.

Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, ka thënë për gazetën Objektiv se rasti është në fazën fillestare.

Por, i njëjti nuk ka pranuar të japë më shumë detaje.

“Jemi në fazën fillestare të hetimeve. Momentalisht nuk mund të japim më shumë detaje sepse e dëmtojmë rastin”, tha shkurtimisht ai.

E Ministria e Financave ende nuk është deklaruar për një skandal të tillë.

Sipas informacioneve të gazetës Objektiv, Ministria e Financave pritet që gjatë ditës së sotme t’i drejtohet opinionit publik lidhur me këtë rast.