Raportimi i Hotit për pandeminë shtyhet për të hënën - Gazeta Express
string(52) "raportimi-i-hotit-per-pandemine-shtyhet-per-te-henen"

Raportimi i Hotit për pandeminë shtyhet për të hënën

Gazeta Express

10/07/2020 18:11

Raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti lidhur me menaxhimin e situatës së pandemisë Covdi-19, i paraparë të mbahej sot, është shtyrë për të hënën në ora 16:00.

Kjo pasi që të gjitha grupet parlamentare u pajtuan me rekomandimin e kryetares së Kuvendit, për shkak të rrezikut nga infektimi.

Lexo Edhe:

Ndërsa debati për projektligjin për rishikimin e buxhetit për vitin 2020 po vazhdon.