Raportimet se Sylejman Meholli i VV'së e ka kërcënuar Ferit Idrizin, Policia thotë se ka pranuar informatë për kanosje- detaje - Gazeta Express
string(123) "raportimet-se-sylejman-meholli-i-vvse-e-ka-kercenuar-ferit-idrizin-policia-thote-se-ka-pranuar-informate-per-kanosje-detaje"

Lajme

Gazeta Express

29/10/2025 20:06

Raportimet se Sylejman Meholli i VV’së e ka kërcënuar Ferit Idrizin, Policia thotë se ka pranuar informatë për kanosje- detaje

Lajme

Gazeta Express

29/10/2025 20:06

Raportohet se kryetari i Vushtrrisë dhe kandidati për kryetar komune nga radhët e PDK’së, Ferit Idrizi është kërcënuar nga kandidati i LVV për kryetar komune, Sylejman Meholli.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Gazetën Express se ka ndodhur një kanosje, derisa kanë shtuar se po vazhdojnë punën për zbardhjen e rastit.

“Sot rreth orës 17:30 është pranuar informata për një Kanosje në rrugën Xhorxh Bush në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.

Raportohet se Meholli e ka fyer Idrizin me fjalët “pis, qen” dhe e ka kërcënuar duke i thënë: “Kam me t’u përgjigj familjarisht dhe kam me t’i lag qorapet!”

Advertisement
Advertisement
Advertisement