Raporti nga OBSH: Pesë pacientë vdesin çdo minutë si pasojë e pakujdesive të mjekve


Gazeta Express
22 Shtator 2019 10:49

Çdo vit, 2.6 milionë njerëz vdesin në shtetet me të ardhura mesatare dhe të ulëta për shkak të pakujdesive gjatë trajtimit shëndetësor, sipas një raporti të ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Askush nuk duhet të dëmtohet gjatë marrjes së kujdesit shëndetësor. E megjithatë globalisht, të paktën 5 pacientë vdesin çdo minutë për shkak të kujdesit të pasigurt,”, tha Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH.

Katër nga çdo dhjetë pacientë janë dëmtuar gjatë kujdesit shëndetësor parësor dhe ambulator. Gabimet më të dëmshme kanë të bëjnë me diagnozën, recetën dhe përdorimin e ilaçeve. Vetëm gabimet e ilaçeve kushtojnë rreth 42 miliardë dollarë amerikanë në vit.

Procedurat e pasigurta të kujdesit kirurgjikal shkaktojnë komplikime në deri në 25% të pacientëve që rezultojnë me një milion vdekje gjatë ose menjëherë pas operacionit në vit.

OBSH po bën thirrje për veprime urgjente nga vendet dhe partnerët në mbarë botën për të zvogëluar dëmin e pacientëve në kujdesin shëndetësor.

Te fundit


Kthehu lart