Raporti financiar i gjysmësezonit, Juventusi 113.7 milionë euro humbje - Gazeta Express
string(69) "raporti-financiar-i-gjysmesezonit-juventusi-113-7-milione-euro-humbje"

Raporti financiar i gjysmësezonit, Juventusi 113.7 milionë euro humbje

Sport

Gazeta Express

25/02/2021 22:00

Këshilli Administrativ i Juventusit u mblodh këtë të enjte për të miratuar raportin financiar të gjashtë muajve të parë të sezonit. Nga të dhënat e hedhura në raport mësohet se klubi bardhezi ka pësuar një humbje prej 113.7 milionë eurosh në gjysmën e parë të sezonit 2020-21.

Kjo është një humbje e madhe nëse krahasohet me atë të gjysmës së parë të vitit të kaluar, që kapi shifrat 50.3 milionë euro. Juventusi, si dhe bota e futbollit në përgjithësi, nuk mund të ishin imunë ndaj krizës ekonomike të imponuar nga pandemia.

Lexo Edhe:

Kapitali i aksionarëve shkoi nga 239.2 milionë më 30 qershor 2020 në 125.5 milionë më 31 janar 2020 si pasojë e të ardhurave më të ulëta nga manaxhimi i të drejtave të lojtarët dhe uljes së të ardhurave të ndeshjeve dhe shitjeve të produkteve.

Siç theksohet në njoftimin për shtyp të lëshuar nga klubi, ndikimi negativ i prodhuar nga pandemia e zgjatur është rreth 50 milionë euro.