Raporti 24-orësh për COVID: 205 raste të reja, 163 të shëruar - Gazeta Express
string(59) "raporti-24-oresh-per-covid-205-raste-te-reja-163-te-sheruar"

Raporti 24-orësh për COVID: 205 raste të reja, 163 të shëruar

Gazeta Express

12/08/2020 15:07

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 205 raste të reja me COVID-19 derisa 163 persona janë shëruar.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së, raporton Express.

Lexo Edhe:

Numri total i rasteve pozitive deri tani ka shkuar në 10 mijë e 795 raste nga 42.136 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.411 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.019. /Express/