Rangnick tha se e refuzoi ftesën, kështu i reagon Martial - Gazeta Express
string(56) "rangnick-tha-se-e-refuzoi-ftesen-keshtu-i-reagon-martial"

Rangnick tha se e refuzoi ftesën, kështu i reagon Martial

Futboll

Gazeta Express

16/01/2022 9:40

Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick befasoi dje me deklaratën pas ndeshjes, duke thënë se Anthony Martial nuk dëshiroi të ishte pjesë e ekipit për ndeshjen ndaj Aston Villës.

Manchester United nuk arriti më shumë se një barazim 2:2 ndaj Aston Villas, përkundër që ishte në avantazh prej dy golave, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Martial nuk ishte i përfshirë në këtë ndeshje, ndërsa trajneri gjerman e bëri të qartë se francezi e kishte refuzuar ftesën.

Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi nga vet futbollisti, i cili mohoi ta ketë refuzuar ftesën.

“Unë kurrë nuk do të refuzoj të luaj për Manchester United. Unë kam qenë këtu për shtatë vite dhe kurrë nuk kam disrespektuar dhe kurrë nuk do të disrespektoj klubin dhe tifozët”, shtoi francezi.

Anthony Martial lidhet me një largim të mundshëm nga United tash e disa kohë.