Range Rover Sport SVR, vjen në LUXURY Auto


Gazeta Express
29 Qershor 2019 12:30

Range Rover Sport SVR, ndërtuar nga ekspertiza e divizionit Jaguar Land Rover Special Vehicle Operations (SVO), fokusohet në performancën e modelit më dinamik të familjes Range Rover.

Nën kofano, motori 5.0 Supercharged V8 është më i fuqishmi në historinë e markës, duke prodhuar 575PS dhe 700Nm torque. Kjo fuqi mjafton që Range Rover Sport SVR të arrijë shpejtësinë 100km/h në vetëm 4.5 sekonda.

Së bashku me përmirësimet në shasi, inxhinierët në SVO janë fokusuar në kontrollin e shasisë nën manovrime të vrullshme. SVR i ri është dinamik në lëvizje pa bërë kompromis në komoditetin tradicional të një makine që mban titullin Range Rover.

Range Rover Sport SVR vjen në Luxury, shtëpia e Rage Rover në Kosovë. Ju mund të bëheni pronari i Range Rover nëpërmes Raiffaisen Leasing dhe Banka Ekonomike Leasing me një super mundësi. Por fillimisht te shohim se çfarë ju ofron Evoque 2019 që mund të shihni në Luxury, shtëpinë e Range Rover në Kosovë.

Përpos përmirësimit të eksperiencës së vozitjes, SVO ofron ndryshime vizuale për të theksuar potencialin e performancës së këtij modeli. Për herë të parë, kofano ka dizajn unik me fibra karboni, kjo dhe ftohja e integruar transformojnë pamjen e përparme të makinës. Konstrukti me peshë të lehtë paraqet përfitime dinamike të dukshme duke reduktuar peshën mbi aksin e parmë të makinës.

Konsumatorët mund të përzgjedhin disa opsione të ngjyrave unike që e lënë pjesën qendrore të kofanos me fibra karboni të ekspozuar, gjë kjo që krijon një estetikë të performancës së lartë. Syrin e tërheqin detajet në grilën e parme dhe pjesët anësore të veshura në ngjyrë të zezë të shkëlqyeshme.

Dizajni i parakolpit, së bashku me çarjet për ftohje të frenave, kontribon në paraqitjen dominuese në rrugë të modelit SVR. Disqet e frenave të performancës së lartë sigurojnë që sistemi i frenimit t’i rezistojë dobësimit nga temperaturat e larta gjatë vozitjes dinamike.

Modeli SVR është në dispozicion me rrota 21-inçësh dhe opsioni për rrota 22-inç me peshë të lehtë është po ashtu i mundshëm në dy ngjyra.

Kjo frymë dinamike vazhdon edhe brenda makinës. Që prej pllakës së aluminit me mbishkrimin SVR deri te prekja e pedaleve të aluminit mes këmbëve të shoferit. Këto detaje synojnë të perfeksionojnë çdo element të eksperiencës së vozitjes.

Ulëset Supersport me peshë të lehtë krijojnë pamje atletike dhe sigurojnë komoditet të jashtëzakonshëm në rrugë të gjata. Ato janë 30kg më të lehta se ulëset bazike dhe kanë ngrohje dhe ftohje në të gjithë modelet.

Të veshura në lëkurë Windsor të kualitetit të lartë, dizajnet e reja reflektojnë statusin e modelit SVR si SUV kulminant me performancë të lartë. Në kokë të ulëses, logo e stampuar e SVR nuk lë as dyshimin më të vogël për ekskluzivitetin e këtij modeli.

Range Rover Sport SVR është i dizajnuar, projektuar dhe ndërtuar nga ekspertiza e inxhinierëve të Qendrës Teknike të Jaguar Land Rover SVO në Warwickshire, UK.

Ndryshe, të gjitha veturat nga Land Rover mund t’i shihni nga afër në Luxury, nga e hëna deri të shtunën. Ju mund të bëheni pronari i Range Rover nëpërmes Raiffaisen Leasing dhe Banka Ekonomike Leasing me një super mundësi.

Për detaje na kontaktoni në:

+383 44 600 000

luxuryauto-ks.com/

https://www.facebook.com/autoluxuryshpk/

Te fundit


Kthehu lart