Range Rover Evoque 2019 – Fuoristrada luksoze për qytet dhe përtej


load
Gazeta Express
18 Qershor 2019 13:18

Fuoristrada luksoze për qytet ka evoluar dhe prezantohet me dizajn të ri sportiv duke vendosur standarde të reja për komoditet dhe qëndrueshmëri. Si pionier i tregut të fuoristradave kompakte luksoze, me mbi 217 çmime internacionale, Range Rover Evoque i ri është një evolucion i sofistikuar i modelit origjinal.

E tashmë Range Rover Evoque 2019 është Luxury, shtëpia e Rage Rover në Kosovë. Ju mund të bëheni pronari i Range Rover nëpërmes Raiffaisen Leasing dhe Banka Ekonomike Leasing me një super mundësi. Por fillimisht tw shohim se çfarë ju ofron Evoque 2019 që mund të shihni në Luxury, shtëpinë e Range Rover në Kosovë.

Nick Rogers, Executive Director, Product Engineering, Jaguar Land Rover:

“Nën lëkurë, është revolucion inxhinierik dhe teknologjik. Arkitektura është e gjitha e re për të akomoduar versionet hibride dhe plug-in. Shasia e re i shfrytëzon në maksimum këto ndryshime dhe siguron vozitje komode, karakteristike për një makinë Range Rover.”

“Evoque tashmë është më i zgjuar se kurrë. Softueri që qëndron prapa sistemeve teknologjike është përmirësuar për të ofruar një eksperiencë më intuitive ndaj konsumatorit. Mbi të gjitha këtyre, kemi shtuar edhe Apple CarPlay dhe Android Auto për integrim të lehtë me telefona të mençur.”

Motorët “Ingenium” janë zhvilluar përmes teknologjive të fjalës së fundit për t’i bërë ata më të qetë e më të rafinuar. Këta motorë të bashkuar me ndërruesin ZF me 9 shpejtësi ofrojnë vozitje më progresive e dinamike në të gjitha terrenet.

Gerry McGovern, Land Rover Chief Design Officer:

“Kur Range Rover Evoque u lansua për herë të parë në 2010, transformoi botën e fuoristradave kompakte dhe modeli i ri vjen për të vazhduar këtë udhëtim. Kjo makinë plot karakter kombinon rehatinë me dinamikën dhe kjo paraqitje detyron njerëzit të kthejnë kokën e të buzëqeshin.”

Mbi dizajnin e njohur të modelit paraprak, Evoque i ri paraqet një evolucion të dizajnit coupé. Qëndrimi i sigurtë dhe dinamik në rrugë përforcohet nga vijat sportive që e identifikojnë familjen Range Rover.

Duke kombinuar traditën e pakrahasueshme të Range Rover me teknologji të fjalës së fundit, Evoque i ri përmbush të gjitha kërkesat e konsumatorit të sotëm.

Të gjitha veturat nga Land Rover mund t’i shihni nga afër në Luxury, nga e hëna deri të shtunën. Ju mund të bëheni pronari i Range Rover nëpërmes Raiffaisen Leasing dhe Banka Ekonomike Leasing me një super mundësi.

Te fundit


Kthehu lart