Ramushi e quajti Albinin makiavelist, Konjufca dyshon se ai kurrë nuk e ka lexuar Makiavelin


Gazeta Express
19 Gusht 2019 23:40

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7.

Ai i është përgjigjur një deklarate të mëhershme të Ramush Haradianjt në emisionin Pressing ku e quajti Albin Kurtin, Makiavelist.

 “Makiavelist është një person që bën gjithçka ëpr përfitime personale. Tregom çka i ka marrë Albini Kosovës”, ka thënë Konjufca.

“Fëmijët e liderëve janë nëpër shkollat më të shtrenjëta jashtë vendit. E kanë pas një banesë i kanë bërë dhjetë e kështu me radhë.”

Tutje Konjufca hedh dyshime nëse kryeministri në largim e ka lexuar ndonjëherë Makiavelin.

“Ndodhë që Ramushi nuk e ka lexuar asnjëherë atë dhe e kupton këtë shprehje”, ka thënë shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart