Ballina

Gazeta Express

25/11/2019 15:33

Ramush Haradinaj thotë se emëroi Kreshnik Gashin drejtor të AKI-së, Burim Ramadanin inspektor të përgjithshëm

Ballina

Gazeta Express

25/11/2019 15:33

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë emëruar në pozitën e kreut të AKI-së, Kreshnik Gashin, derisa Burim Ramadanin në postin e inspektorit të përgjithshëm në AKI, raporton Gazeta Express

Lajmin e ka bërë të ditur përmes Facebook-ut Haradinaj, që ka shkruar se profilet e të emëruarve janë figura me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërendim me Presidentin, sot kam emëruar, Kreshnik Gashi, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së. Profilet e të emëruarve, si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së”, ka shkruar Haradinaj.

Lajmin për emërimet e Gashit dhe Ramadanit e ka bërë të ditur edhe zyra e presidentit të Kosovës.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë emëruar për Drejtor të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Kreshnik Gashin, si dhe për Inspektor të Përgjithshëm të AKI-së, Burim Ramadanin. Ky vendim është marrë bazuar në nenin 84, paragrafin 21, bazuar në nenin 94, paragrafin 8, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim të Presidencës.

Ndryshe, kreu i VV-së, Albin Kurti, i ka bërë me dije kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, se shefi i ri i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës do të emërohet nga Qeveria e re.