Ramush Haradinaj nga Prekazi: Premtojmë se do ta mbajmë të ndezur zjarrin për liri e bashkim kombëtar - Gazeta Express
string(101) "ramush-haradinaj-nga-pr0ekazi-premtojme-se-do-ta-mbajme-te-ndezur-zjarrin-per-liri-e-bashkim-kombetar"

Ramush Haradinaj nga Prekazi: Premtojmë se do ta mbajmë të ndezur zjarrin për liri e bashkim kombëtar

Lajme

Gazeta Express

07/03/2021 19:36

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka përmendur bashkimin kombëtar në Natën e Zjarreve në Prekaz.

Ish-gjenerali i UÇK’së nuk e ka lënë pa përmendur edhe çështjen e bashkimit kombëtar në natën përmbyllëse të Epopesë së UÇK’së, çështje të cilën e ka përmendur edhe gjatë fushatës zgjedhore.

Lexo Edhe:

Teksa përshëndeti të gjithë ish-bashkëluftëtarët dhe politikanët e pranishëm në natën ku përkujtohet familja Jashari, Haradinaj ka thënë se sakrifica sublime e familjes Jashari nuk duhet harruar.

“Në natën përmbyllëse të natës së zjarreve kam nderin të ju drejtohem si bashkëluftëtar dikur, të shprehim respektin për sakrificën sublime të familjes Jashari dhe sot për Natën e Zjarreve të premtojmë se do ta mbajmë ndezur zjarrin për liri e bashkim kombëtar”, ka thënë ai.

Disa prej ish-ushtarëve të UÇK-së e kanë ndezur flakadanin pranë Kullës së Qëndresës në 23-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

Pas ndezjes së flakadanëve do të mbahet edhe një koncert muzikor.

Ky manifestim tradicional treditor edhe kujton e lartëson heroizmin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Më 5 dhe 6 mars, në 21-vjetorin e rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, u shënuan aktivitete të ndryshme.

Ndërsa në ditën e tretë të Epopesë, ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz./Gazeta Express/