Ramush Haradinaj: Kurti i ka bërë policët si robër lufte - Gazeta Express
string(55) "ramush-haradinaj-kurti-i-ka-bere-policet-si-rober-lufte"

Ramush Haradinaj: Kurti i ka bërë policët si robër lufte

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 21:30

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur lidhur me situatën e krijuar në veri.

Haradinaj, në emisionin ‘Pressing’ në T7, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kthyer në rob lufte forcat policore të Kosovës të cilat po qëndrojnë në veri të vendit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Ai i ka marrë e i ka bë policinë si rob lufte. Këtë ja ka bë kryeministri. Në vend se me e pasë një plan operativ ndryshe, vendosi do tenda vendose një kamp, prej atje e monitoron situatën”, ka deklaruar ai.

Tutje, Haradinaj e ka parë veprimin operacional të Kurtit për dërgimin e Njësitit Special të forcave të policisë së Kosovës në veri si të njëanshëm për nga aspekti i konsultimit.

“Ai ka njerëz mjaft të zot në polici që kishin mujtë me ia bë një plan operativ, është e njëjta polici kur ia ka qitë kamionat në rrugë. Planin operativ e ka bërë fshehtë ndaj aleatëve të sigurisë. E ka bë pa aleatët tanë. Nuk precizoj me emra e me adresa. Në rregull nëse je funksional pastaj”, ka shtuar tutje ai. /Gazeta Express/