Ramush Haradinaj i ka dy fjalë për deklaratat e Buxhovit


Gazeta Express
12 Korrik 2019 18:18

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar rreth deklaratave të historianit Jusuf Buxhobi në lidhje me luftën e UÇK-së.

Buxhovi, mbrëmë luftën e UÇK’së e ka cilësuar si të papastër.

Por Haradinaj sot është shprehur se  Buxhovi është mirë që të jap më shumë shpjegime rreth deklaratave të tij.

“Nuk e njohë shumë Buxhovin, por e njoh si njërin nga themeluesit e LDK’së. Konteksti ose vrasja nëse ka ndodhë duhet me shpjegua se çka nënkupton. Ka krime të pasluftës, ai është mirë me i shpjegua se si ka ndodhë. Por edhe nëse flet për luftë është mirë me shpjegu se si kanë ndodhë”, ka deklaruar Haradinaj.

FRONTAL: INTERVISTË ME KRYEMINISTRIN RAMUSH HARADINAJ

Te fundit


Kthehu lart