Ramush Haradinaj akuzon Serbinë për vrasjen e vëllait të tij - dhe për vrasjet e tjera të pasluftës - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

22/11/2019 22:32

Ramush Haradinaj akuzon Serbinë për vrasjen e vëllait të tij – dhe për vrasjet e tjera të pasluftës

Lajme

Gazeta Express

22/11/2019 22:32

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për vrasjet e pasluftës në vend – përfshirë atë të një vëllai të tij.

Haradinaj ka akuzuar Serbinë se qëndron prapa vrasjeve të kryera në Kosovë pas përfundimit të luftës.

“Jam i sigurt se krejt vrasjet e pasluftës janë bërë nga dora e Beogradit”, ka deklaruar ai në RTV21.

Serbia këtë e ka bërë “për të nxitur vëllavrasje në Kosovë”, ka vlerësuar Haradinaj.

“Edhe vëllain tim, Enverin, e kanë vrarë që të na fusin në këtë spirale të vëllavrasjeve”, është shprehur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.