Ramosi dëshiron të luajë në Lojërat Olimpike


load
Gazeta Express
10 Tetor 2019 11:44

Pasi ka triumfuar në Kupën e Botës, Kampionatin Evropian, Ligën e Kampionëve dhe shumë turne të tjera, mbrojtësi dhe kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, dëshiron të luajë në EURO 2020 dhe Lojërat Olimpike 2020 në Japoni.

Ekipet kombëtare në futboll për Lojërat Olimpike zakonisht përbëhen nga lojtarët nën moshën 23-vjeçare, mirëpo Sergio Ramosi dëshiron t’i bashkohet Kombëtares së Spanjës për këtë turne, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse nuk është e zakonshme që lojtarët e mëdhenj të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, Neymari kishte luajtur me Brazilin në vitin 2016 dhe e kishte siguruar medaljen e artë. Ramosi dëshiron ta bëjë të njëjtën gjë në Tokio.

Nëse ka mundësi, Ramosi do të duhet të marrë leje nga Real Madridi për ta nisur turneun parasezonal me vonesë sezonin e ardhshëm. Me kërkesat që ai i ka bërë vetes, atij do t’i duhet rikuperim shtesë për t’u siguruar që ka pushuar mjaftueshëm për sezonin 2020/21,

Më 12 qershor nis Kampionati Evropian dhe, nëse gjithçka shkon sipas planit të spanjollëve, Spanja do të luajë në finale një muaj më vonë. Vetëm dhjetë ditë pas kësaj nisin Lojërat Olimpike dhe finalja e kësaj gare mbahet më 8 gusht. Kjo e lë një hapësirë prej vetës dy javësh para se të nisë sezoni i ri i La Ligës.

Ramosi nuk është i vetmi futbollist që dëshiron t’i arrijë të gjithë trofetë këtë verë. Kylian Mbappe ka thënë gjithashtu se dëshiron të luftojë për një medalje në Tokio këtë verë.

“Do të ketë mënyra të ndryshme për ta marrë Topin e Artë. Liga e Kampionëve, Ligue 1 dhe Lojërat Olimpike 2020”, tha ai. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart