Ramos: Dua të largohem ashtu si Buffon, Pirlo e Lampard


Gazeta Express
30 Maj 2019 19:01

Ramos nuk dëshiron të largohet nga Reali. Ai dëshiron ta mbyllë karrierën në “Santiago Bernabeu”.

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka dalë në konferencë për të sqaruar gjithçka përpara mediave lidhur me largimin e mundshëm nga Real Madridi, raporton Gazeta Express.

Ramos tha se asnjëherë s’e “kam menduar largimin, vetëm iu kam treguar për ofertën”.

Ai e do shumë Madridin dhe ka thënë se asnjëherë nuk ka menduar në rend të parë për aspektin ekonomik, saqë ka thënë se “jam i gatshëm të luaj edhe falas për Realin”.

Ramosi ndër të tjera tha se kur të largohet nga Reali, dëshiron ta bëjë në mënyrën më të mirë dhe të largohet si legjendë, ashtu si Buffon, Pirlo, Lampard e shumë futbollistë tjerë.

Intervista e Sergio Ramos:

“Pas gjithë atyre gjërave që është folur ditët e fundit, zgjidhja më e mirë është të bëj këtë konferencë dhe të sqaroj gjithçka. Jam i gatshëm t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve për t’i dhënë fund debateve dhe dyshimeve”.

E ardhmja: “Dua të sqarojë gjithçka për të ardhmen pas raportimeve të ndryshme; jam madrilen dhe dua të pensionohem këtu, të përfundoj kontratën. Do të doja të largohem nga porta e madhe, duke fituar”.

Marrëdhënia e tij me Florentino Perez: “Nuk dua të largohem nga Real Madrid dhe marrëdhënia ime me presidentin, siç e ka thënë edhe ai, është si babai me birin, por të gjithë kemi mosmarrëveshje me baballarët tanë. Zgjidhja më e mirë ka qenë të uleshim ballë për ballë pa ndërmjetës”.

Çështja ekonomike: “Nuk e kemi diskutuar asnjëherë çështjen ekonomike, thjesht kishte gjëra që nuk po më pëlqenin, gjëra që më lënduan dhe prandaj duhet të flisja me të”.

Oferta nga Kina: “Oferta është në tavolinë, nuk jam një person që gënjen. Marrëdhënia me presidentin nuk ishte ashtu siç doja unë dhe prandaj duhet të flisnim por nuk i kam kërkuar të largohem, kjo është një gënjeshtër”.

Çështja e rrogës: “Nëse ka lojtarë që do të vijnë dhe do të marrin më shumë para se unë, atëherë kjo do të thotë se klubi ka blerë lojtarë të nivelit të lartë. Te Real Madrid do të luaja falas”.

Çfarë ishte problemi: “Mbase nuk më është shfaqur dashuria që mendoja se meritoja dhe kjo është shumë e rëndësishme, shokët e ekipit më njohin dhe ata nuk kishin dyshime që do të qëndroja”.

Nëse do të ishe president, do ta lejoje të largohet falas Sergio Ramo? Nëse do të isha president do t’ia rinovoja kontratën për gjithë jetën. Kam marrëdhënie speciale me Perez, siç edhe e tash. Është tip i fjalën për vendimet që merr dhe gjithmonë ka treguar dashuri për mua”.

Largimi nga Reali: “Dita kur të ndodhë (të largohet), dua të jetë nga porta e madhe. Buffon, Pirlo, Lampard… ashtu si janë përshëndetur shumë ikonë”.

“Takimi ishte normal, i qetë. I tregova për ofertën që kisha dhe gjithashtu kam folur edhe me trajnerin (Zinedine Zidane). Por, kjo nuk do të thotë se kam dashur të largohem apo diçka tjetër, nuk e kam thënë këtë”.

“Fola me presidentin për gjithçka. Unë dhe ai nuk u kuptuam përmes shikimit, natyrisht, biseduam dhe ajo bisedë mbetet mes nesh. Gjithmonë i kam thënë Presidentit se s’do të largohem nga Madridi. Edhe pa kontratë, do të vazhdoja të luaja këtu”.

“Kina në të ardhmen? Nuk e di… edhe sa vite do të jem këtu, tri, katër – s’e di. Gjithmonë e kam pasur mbështetjen këtu. Por, kurrë nuk i dihet, ndoshta do të shkojë në Kinë, në MLS, do të qëndroj këtu si trajner… nuk i dihet – dua të shkoj vit pas viti, do të shohim”.

Hazard në Madrid? “Më duket një lojtar i nivelit të lartë, do të përshtatej shumë mirë në Real Madrid. Shpresoj të vijë”.

“Kurrë nuk do të shkoja në një klub që do të garonte kundër Realit”

“Jam i lumtur ku jam, i lumtur me atë që fitoj – edhe pse çështja ekonomike është në plan të dytë. Familja ime është e lumtur këtu – kam gjithçka që më duhet në Madrid”.

Ramos është pjesë e Real Madridi që nga viti 2005. Ai ka bërë 606 paraqitje me Los Blancos dhe ka shënuar 84 gola. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart