Ramiz Lladrovci del hapur në mbështetje të Enver Hoxhajt: Ta votojmë 10-shin e PDK-së - Gazeta Express
string(84) "ramiz-lladrovci-del-hapur-ne-mbeshtetje-te-enver-hoxhajt-ta-votojme-10-shin-e-pdk-se"

Zgjedhjet

Gazeta Express

03/06/2026 13:06

Ramiz Lladrovci del hapur në mbështetje të Enver Hoxhajt: Ta votojmë 10-shin e PDK-së

Zgjedhjet

Gazeta Express

03/06/2026 13:06

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin e PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, në prag të zgjedhjeve të 7 Qershorit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lladrovci ka ftuar qytetarët që ta votojnë Enver Hoxhajn me numrin 10, duke vlerësuar lart angazhimin e tij ndër vite në institucionet më të rëndësishme të shtetit.

“Mikun tim Enverin, sikur deri më tash, ia ofroj përkrahjen e plotë për zgjedhjet e 7 Qershorit. Ftoj po ashtu qytetarët ta votojnë dhjetëshin e PDK-së”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka përmendur rolet që Hoxhaj ka ushtruar ndër vite, si profesor, diplomat, deputet, ministër, zëvendëskryeministër dhe ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së, duke thënë se të gjitha i ka kryer “me nder, përgjegjësi dhe kompetencë”.

Lladrovci ka theksuar gjithashtu se njohja e thellë e diplomacisë dhe çështjeve ndërkombëtare nga ana e Hoxhajt, si dhe kreativiteti për të ofruar zgjidhje për Kosovën, janë arsye pse ai e mbështet kandidaturën e tij.

Postimi është shoqëruar edhe me një fotografi të përbashkët të Ramiz Lladrovcit dhe Enver Hoxhajt, në kuadër të fushatës zgjedhore të PDK-së për zgjedhjet e 7 Qershorit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement