Ramë Lahaj paraqitet në Sydney me “La Traviata” - Gazeta Express
string(45) "rame-lahaj-paraqitet-ne-sydney-me-la-traviata"

Arte

Gazeta Express

24/02/2021 23:29

Ramë Lahaj paraqitet në Sydney me “La Traviata”

Arte

Gazeta Express

24/02/2021 23:29

Tenori shqiptar Ramë Lahaj ka nisur provat përgatitore për shfaqjen e tij të radhës, ku pas rreth një muaji do të jetë pjesë e kastit të operës “La Traviata” në Gjirin e Sydneit.

“Pak më shumë se një muaj deri në hapjen e natës së parë, artistët tanë më në fund janë përsëri në punë, gati për të sjellë në jetë operën më të preferuar në botë, në mjedisin më të bukur të Sydneit.” – citohet nga përfaqësuesi i Operës së qytetit të Sydneit në Australi.

Lexo Edhe:

Lahaj, në moshën 21-vjeçare nisi stërvitjen profesionale muzikore dhe një vit më vonë filloi studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë, ku dhe u diplomua si nxënësi më i dalluar në vitin 2008.

Skena gjermane ishte ajo që do të mundësonte tenorin që të tregonte performancën e tij.

Tenori erdhi me një rol tjetër të rëndësishëm për repertorin e tij, rolin e Rodolfos në opera (La boheme | La Boheme) në Dortmund./KultPlus/