Ramçilloviq është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të RMV-së


load
Gazeta Express
13 Nëntor 2019 15:11

Deputeti i pavarur që ishte pjesë e VMRO-DPMNE-së, Zekir Ramçilloviq sot u votua në Kuvend duke u zgjedhur në postin e nënkryetarit. Për propozimin e tij votuan 62 deputetë të maxhorancës, ndërsa 12 deputetë ishin kundër, nga radhët e opozitës.

Ai në këtë post vjen në vend të Vesel Memedit nga RDK. Ramçilloviq është i njohur si deputeti i Grupit të pavarur të deputetëve të VMRO-DPMNE, që votuan ndryshimin e emrit. Deputeti Antonio Milloshoski i VMRO-DPMNE theksoi se Nikolla Gruevski atëkohë e propozoi Ramçilloviqin për deputet, ndërsa sot Zaevi po e emëron në funksion.

Te fundit


Kthehu lart