Ramadani tregon pse Feronikeli ra nga loja në pjesën e dytë


Gazeta Express
25 Qershor 2019 23:39

Trajneri i Feronikelit ka pranuar se skuadra e tij nuk luajti mirë sidomos në pjesën e dytë.

Ai këtë e ka arsyetuar si pasojë e asaj që skuadra e tij nuk ka luajtur asnjë ndeshje miqësore para kësaj ndeshje.

“Ndeshja nuk ishte aspak e lehtë, e dinim se kundërshtari ishte në formë të mirë pasi që ka zhvilluar disa ndeshje miqësore, kurse ne nuk e kemi bërë asnjë të tillë”.

“Faktori kyç pse pati rënie në pjesën e dytë ishte mos-zhvillimi i as një ndeshje miqësore para këtyre ndeshjeve”.

Gjithsesi kundërshtari na doli shumë më i vështirë se që e kemi pritur”, ka thënë Ramadani.

Te fundit


Kthehu lart