Ramadani për golin e parë me Shqipërinë: Golin jua dedikoj të gjithëve


Gazeta Express
11 Qershor 2019 23:00

Ylber Ramadani është shumë i lumtur për golin e tij të parë me Shqipërinë, të cilin thotë se ua dedikon të gjithëve.

Ramadani e shënoi golin e dytë të fitores së Shqipërisë 2:0 ndaj Moldavisë në ndeshjen e rrethit të katërt të Grupit H kualifikues për Kampionatin Evropian të martën në Elbasan, raporton Gazeta Express.

“Jam i lumtur! Këtë gol ia dedikoj të gjithëve: familjes, stafit, trajnerit, tifozëve”, tha Ramadani.

Mesfushori kuqezi, që luan me Vejle në Danimarkë, u aktivizua titullar sot. 

“Publiku ishte fantastik! Sot e mora vesh se do të isha titullar. Kisha shumë siguri dhe falënderoj trajnerin që më dha mundësinë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart