Rama: Zgjedhjet? Shtyhen sikur të mbyllej opinioni! Fevziu: E bëj nëse me 30 qershor do vriten njerëz


Gazeta Express
16 Maj 2019 22:49

Pyetjes se a ka mundësi për shtyrjen e zgjedhjeve Rama i është përgjigjur se shanset për t’i shtyrë janë të njëllojta sikur ditën e nesërme të mbyllej emisioni “Opinion” dhe gazetari Fevziu të ikte “në drejtim të paditur”.

I ftuar në emision, Rama u shpreh se është e pamundur që të shtyhen zgjedhjet siç e kërkon opozita.

Debati me Fevziun:

Rama: Zgjedhjet që të shtyhen do të sihte sikur të mbyllej emisioni Opinion nesër dhe Blendi të ikte në drejtim të paditur, kaq mundësi ka që të shtyhen zgjedhjet

Fevziu: Po sikur të më thonin që do të vriten njerëz, do e lija emisionin

Rama: Fevzi duket sikur me zorr po e pret që të ketë përplasje më 30 qershor për çështjen e audiencës

Fevziu: Ka tentativa ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës?

Rama: Jo, ka patur një shprehje gadishmërie nga miqtë e Shqipërisë (CDU/SDU, Gjermania), që janë dhe miq të drejtpërdrejtë të PD-së të cilërt janë shprehur qartazi që palët të ulen në tavolinë pa kushte dhe ne jemi gati të ndihmojmë. Unë ulem pa kushte në tavolinë pa patur nevojë të ma thonë. Tjetër gjë nuk di.

Te fundit


Kthehu lart