Rama, Zaev dhe Vuçiç takohen në Ohër


load
Gazeta Express
9 Nëntor 2019 12:30

Kryeministri Edi Rama do të takohet këtë të shtunë me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në Ohër. Sipas kabinetit të Vuçiç, një takim trepalësh midis tyre do të mbahet rreth orës 17:30.

Siç mëson INA, delegacionet do të mbërrijnë të shtunën, ku në mbrëmje presidenti Stevo Pendarovski do të shtrojë darkë për kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ndërsa të dielën do të mbahet Samiti, i cili do të pasohet nga konferenca për shtyp e planifikuar në mesditë.

Rezerva ndaj këtij plani ka shprehur presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Ideja e krijimit të një “mini-shengeni ballkanik” qarkullon prej vitesh, por dy vende të tjera të rajonit, Kosova dhe Mali i Zi, e kanë kundërshtuar ashpër aplikimin e saj me pretendimin se në këtë mënyrë do të rikthehej ish-Jugosllavia.

Fituesi i zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në Kosovë, Albin Kurti, është shprehur se “mini-shengeni ballkanik” i dukej më tepër si një ide sesa një projekt, ndaj do të priste për të parë një tekst për të mësuar se çfarë nënkupton.

Samiti i parë u mbajt më 10 tetor, ku në tryezën e përbashkët të diskutimit nuk ishin të pranishëm liderët e tre vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor: Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjës.

Te fundit


Kthehu lart