Rama vizitë në Turqi, takohet me Erdogan! Çfarë i bëri bashkë
Shqiperi
Gazeta Express
09/12/2022 10:41
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë në Turqi ku ka marrë pjesë në TRT World Forum, një platformë që mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë.
Fotot nga takimi dhe forumi i ka ndarë në rrjete sociale vetë kryeministri Rama. Në foto Rama shfaqet pranë presidentit turk Erdogan, teksa shkruan se ky forum është një platformë e njohur për cilësinë e debatave mbi axhendat globale dhe rajonale.
“Në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë”, shkruan Rama.