Rama tregon çfarë i tha Biden për Shqipërinë dhe çfarë dëshire shprehi - Gazeta Express
string(70) "rama-tregon-cfare-i-tha-biden-per-shqiperine-dhe-cfare-deshire-shprehi"

Rama tregon çfarë i tha Biden për Shqipërinë dhe çfarë dëshire shprehi

Gazeta Express

29/06/2022 23:53

Gjatë samitit të NATO-s në Madrid të Spanjës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është shfaqur i afërt disa herë me presidentin amerikan, Joe Biden.

Në njërin prej postimeve të fundit në Twitter, Rama ka shpalosur pjesë nga biseda që ka zhvilluar me presidentin Biden.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se Biden ka folur me fjalët më të mira për Shqipërinë. Po ashtu, sipas tij, është shprehur dëshira për një organizim të përbashkët për 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

“Dëgjova nga Presindenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA”, ka shkruar Rama, raporton Gazeta Express.

Po ashtu, Rama ka ka vlerësuar marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë.

Ai ka çmuar qasjen e drejtëpdrerjtë të presidentit turk Reccep Tayyip Erdogan për ta shprehur problemin e tij.

“Vlerësova marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë,duke çmuar qasjen e drejtëpërdrejtë të Presidentit Erdogan në funksion të një shqetësimi shumë serioz të shtetit turk dhe nënvizuar se kjo marrëveshje është një shembull për zgjidhjet e problemeve mes aleatësh”, ka shkruar Rama në të njëjtin postim. /GazetaExpress