Rama takon ambasadorin e Suedisë: Diskutuam se si Prishtina po kontribuon në luftën kundër diabetit përmes transformimit urban - Gazeta Express
string(125) "rama-takon-ambasadorin-e-suedise-diskutuam-se-si-prishtina-po-kontribuon-ne-luften-kunder-diabetit-permes-transformimit-urban"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 18:49

Rama takon ambasadorin e Suedisë: Diskutuam se si Prishtina po kontribuon në luftën kundër diabetit përmes transformimit urban

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 18:49

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se gjatë një takimi me ambasadorin e Suedisë, Jonas Wosterlund, studiuesin e diabetit, Dr. Yang de Marinis, kanë biseduar për mënyrën se si Prishtina po kontribuon në luftën kundër diabetit përmes transformimit urban.

Rama ka thënë edhe se ata kanë diskutuar edhe për hulumtime dhe produkte inovative që mundësojnë parashikimin e diabetit deri në 20 vite më herët.

Postimi:

Një mbrëmje diskutimi dhe reflektimi 🤝

Me Ambasadorin e Suedisë, Jonas Wosterlund, dhe studiuesin e diabetit, Dr. Yang de Marinis, biseduam për mënyrën se si Prishtina po kontribuon në luftën kundër diabetit përmes transformimit urban.

Diskutuam gjithashtu për hulumtime dhe produkte inovative që mundësojnë parashikimin e diabetit deri në 20 vite më herët.

Këto diskutime forcojnë vizionin tonë për një Kryeqytet më të shëndetshëm dhe të orientuar drejt parandalimit të diabetit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement