Rama shpjegon iniciativën: Kush nuk e paguan qiranë për dy muaj, si do të bëhet! - Gazeta Express
string(77) "rama-shpjegon-iniciativen-kush-nuk-e-paguan-qirane-per-dy-muaj-si-do-te-behet"

Rama shpjegon iniciativën: Kush nuk e paguan qiranë për dy muaj, si do të bëhet!

Gazeta Express

02/04/2020 21:25

Kryeministri Rama ka sqaruar sesi do të funksionojë mekanizmi i mospagimit të qirave për dy muajt, prillin dhe majin.

Në një lidhje live me emisionin Opinion, Rama deklaroi se janë tre kategoritë që përfitojnë nga ky vendim i ri i qeverisë, ata persona që nuk punojnë dot për shkak të koronavirusit, studentët me qira si dhe biznesi i vogël apo të vetpunësuarit.

Lexo Edhe:

Rama deklaroi se detyrimi prej dy muajsh, do të paguhet më vonë, me një formë proporcionale.

Si do të funksionojë mospagimi i qirave dhe a ka të drejtë shteti të ndërhyjnë në një marrëdhënie private?

Rama: Kjo ishte nisja e një Akti Normativ, që besoj se u jep përgjigje një pjese të shqetësimeve. Të gjithë qiramarrësit individë që kanë kontratë qiraje për banesë, që kanë kontratë pune dhe e kanë pezulluar për shkak të Covid- 19, nuk do ta paguajnë qiranë për 2 muaj. Po ashtu edhe qiramarrësit studentë, po kështu sipërmarrësit, persona fizik me të ardhura deri në 14 milion lekë në vit nuk do ta paguajnë për dy muaj, Prill dhe Maj, më pas detyrimi i prapambetur do të paguhet në mënyrë proporcionale dhe të dakordësuar me qiradhënësin pas muajit maj. Për kontratat që përfundojnë në maj do të paguhen në muaj më tej, në tre muajt e mëtejshme. Kush do të ketë probleme me marrjen e qirasë, do të ndërhyrë drejtoria e tatimeve.

Për rastet kur nuk ka kontratë mes qiramarrësit dhe qiradhënësit, Rama tha:

Rama: Ka marrëveshje me noter, mes palësh apo me shtrëngim dore… mjafton që personat që kanë njërën nga këto marrëveshje të jenë me qira të deklaruar, pra që për këtë qira është paguar një detyrim, këta të gjithë do përfitojnë.

Kush do ta bëjë rregullatorin?

Rama: Kemi gjendur në një lum ankesash nga qiramarrësit. Këta janë ata më në hall dhe duke parë moskuptimin, apo presion nga qiradhënësi. Nuk e kuptoj çfarë kërkojnë, nuk e di çfarë përfitojnë këta lloj të babëziturish. Të gjithë qiramarrësit që kanë probleme do t’i drejtohen drejtorisë së tatimeve dhe qeradhënsi do të ndëshkohet me një gjobë deri në 5 -fish të vlerës së qerasë përkatëse.

 /EXPRESS