Rama: Shpejt do të prezantojmë planin e rimëkëmbjes ekonomike - Gazeta Express
string(60) "rama-shpejt-do-te-prezantojme-planin-e-rimekembjes-ekonomike"

Gazeta Express

27/05/2020 21:35

Rama: Shpejt do të prezantojmë planin e rimëkëmbjes ekonomike

Gazeta Express

27/05/2020 21:35

Në komunikimin e tij të fundit për koronavirusin, Rama ka deklaruar se qeveria po bëhet gati të prezantojë një plan të përgjithshëm të rimëkëmbjes ekonomike, duke nisur fillimisht me nisjen e procesit të rindërtimit pas tërmetit të nëntorit të kaluar.

Rama tha se brenda vitit plot qytetarë të mbetur pa shtëpi do të ketë një banesë të re dhe se ndërkohë do të hapen dhe kantieret për krijimin e lagjeve të reja. Më tutje kreu i qeverisë tha se do të përpilohet dhe vihet në punë një plan investimesh për ringritjen e ekonomisë.

Lexo Edhe:

Rama: Shumë shpejt do ju prezantojmë planin e përgjithshëm të rimëkëmbjes ekonomike, i cili po merr formë me ambicien që jo vetëm të zhdukim pasoja e kësaj kohe dreqi, por edhe të dalim më të fortë. Do të investohemi me të gjithë energjitë dhe do ta shikoni se ashtu siç qysh prej fillimit të qershorit, do të hapen të gjithë kantierët e rindërtimit e deri në fund të vitit shumë njerëz të prekur nga tërmeti shumë njerëz do të hyjnë në shtëpi të reja, ashtu si kundër kantiere lagjesh të reja do të jenë të hapur, ne do të projektojmë e aplikojmë një plan investimesh që do të injektojë shumë fuqi në ekonominë e vendit, do të krijojë mundësi të reja për punësim, që do të zgjerojë frymëmarrjen e organizmit të këtij vendi,  që është goditur fort por nuk është rrëzuar. Të gjithë do ta kuptojnë se nga kjo goditje, ne do të bëhemi më të fortë.