Rama shoqëron Alesion dhe Aurelin në shkollë: Të jeni kampion në mësime - Gazeta Express
string(70) "rama-shoqeron-alesion-dhe-aurelin-ne-shkolle-te-jeni-kampion-ne-mesime"

Rama shoqëron Alesion dhe Aurelin në shkollë: Të jeni kampion në mësime

Gazeta Express

16/12/2019 9:27

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm ka shoqëruar sot për në shkollë Alesios dhe Aurelit, të cilët i shpëtuan mrekullisht tragjedisë që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Këtë të hënë, siç edhe kishte deklaruar, ai i mori me makinë dy djemtë për ti  shoqëruar në ditën e tyre të parë të shkollës, që pas ndërprerjes nga tërmeti 6.4 ballë.

Lexo Edhe:

“Duhet të jeni kampion në mësime”, i porositi Rama ndërsa udhëtonin me mjet. Më pas ai i pyeti nëse i kishin çantat në rregull.

Dy djemtë do të studiojnë në shkollën 9-vjeçare  “Ahmet Zogu” në Kamëz. Ata u pritën në oborr nga drejtori i shkollës. Rama shoqërohej  dhe nga kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli.

Aureli  është në klasën e parë dhe mirëseardhjen mësuesi së bashku me shokët dhe shoqet e reja të klasës ja uruan me uniformën e shkollës dhe një top futbolli.

“Do na nderosh” tha Rama. Më pas kryeministri e dorëzoi Alesion në klasën e pestë. Edhe për Alesion ishte rezervuar një top futbolli së bashku uniformën e shkollës.

“King, 10 dhe ndonjë 9, 8 e ndaluar,” e porositi Rama.