Rama reagon sërish për marrëveshjen e ‘zgjedhores’: Pse nuk del i humbur Lulzim Basha - Gazeta Express
string(82) "rama-reagon-serish-per-marreveshjen-e-zgjedhores-pse-nuk-del-i-humbur-lulzim-basha"

Rama reagon sërish për marrëveshjen e ‘zgjedhores’: Pse nuk del i humbur Lulzim Basha

Gazeta Express

06/06/2020 16:19

Kryeministri Edi Rama reagon sërish në lidhje me paktin e arritur ditën e djeshme mes mazhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore.

Rama shkruan se kjo nuk është një humbje për Lulzim Bashën, ndërsa flet edhe për marrëveshjen e bërë mes tyre në vitin 2017.

Lexo Edhe:

“Padyshim që s’jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të, se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë!”, shkruan Rama.

Sipas tij marrëveshja e re konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë.

“Padyshim që s’jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të, se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë! Jo, sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete – pas djegies së kohës, mandateve, bashkive është një rikthim në realitet.

Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike!”, shkruan Rama.