Rama reagon për Nobelin e Peter Handke: Më vjen për të vjellë!


Gazeta Express
10 Tetor 2019 19:50

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në rrjetin social në lidhje me marrjen e çmimit Nobel për Letërsinë nga ana e autorit austriak Peter Handke, i njohur për qëndrimin e tij anti-shqiptar dhe ‘adhurimin’ për Sllobodan Millosheviç.

Rama shkruan se kurrë nuk e kishte menduar se do t’i vinte për vjellë nga një çmim Nobel. Sipas tij marrja e Nobelit për Letërsi nga Handke tregon se sot paturpërsia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë.

STATUSI I RAMËS:

Nuk e kisha menduar se do të më vinte për të vjellë nga një Çmim Nobeli, por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë

Pas zgjedhjes së turpshme të bërë nga një autoritet moral si Akademia e Nobelit, turpi u shënjua si një vlerë e re

JO ne nuk mund të bëhemi kaq të mpirë ndaj racizmit dhe gjenocidit!

Te fundit


Kthehu lart