Rama pritet me protesta edhe në Sarandë


Gazeta Express
22 Qershor 2019 20:42

Qytetarë dhe mbështetës të opozitës e kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama në Sarandë.

Dhjetëra persona janë grumbulluar në pedonalen e qytetit, aty ku kryeministri Rama prezanton kandidatin për kryetar bashkie, Adrian Gurma. Ndërsa pati edhe prezencë të shtuar të forcave të policisë.

Rama tha se personat që protestojnë nuk janë për të ballafaquar ide, por për të bërë zhurmë.

Rama: Një grusht njerëzish që janë mbledhur jo për të ballafaquar idetë, për të bërë zhurmë. Janë mbledhur për të prishur këtë takim. Këtu ka shumë njerëz që janë të rinj dhe kanë lindur pas rënies së regjimit komunist.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart