Rama prezanton spitalin e ri të karantinës: Jemi gati, nëse në vjeshtë vjen sërish Covid - Gazeta Express
string(86) "rama-prezanton-spitalin-e-ri-te-karantines-jemi-gati-nese-ne-vjeshte-vjen-serish-covid"

Rama prezanton spitalin e ri të karantinës: Jemi gati, nëse në vjeshtë vjen sërish Covid

Gazeta Express

02/06/2020 11:49

Kreu i qeverisë ka prezantuar këtë të martë spitalin e ri Covid3, i cili do të vihet në dispozicion nëse do të ketë një valë të dytë të koronavirusit. Spitali karantinë, i ngritur në ndërtesën e një ish- universiteti privat, do të shërbejë sipas kryeministrit nëse koronavirusi rikthehet sërish në Shqipëri përmes një rritje të madhe numrash.

Kreu i qeverisë ka deklaruar se nëse një valë tjetër vjen në vjeshtë, atëherë vendi do të jetë gati dhe do të vijojë të përgatitet.

Lexo Edhe:

Rama: Virusi nuk ka ikur. Vala e dytë thuhet se do të vijë në vjeshtë, mund të vijë, mund të mos vijë, nuk e dimë se cfarë impakti do të ketë fluksi i turistëve, por duhet të jemi gati. Ne vijojmë që të përgatitemi. Praktikisht është gati nëse do të na duhet të përballemi me flukse që i kalojnë kapacitetet e spitaleve që kemi.

Më vjen shumë mirë që u gjendën njerëz, sipërmarrje, që patën zemrën e madhe dhe dëshirën dhe u angazhuan për një përgjegjshmëri sociale duke i dhënë këtë kontribut kaq të rëndësishëm shëndetësisë shqiptare.

Situata është, e kontrolluam më së mirë me rigorizitet me komitetin e ekspertëve.  Përderisa sa nuk përsëriten. Uroj që vala e dytë të jetë një nga parashikimet e gabuara. Asnjë në vende që kanë sisteme shumë më të forta se nuk, se cfarë ishte nga vinte.

Uroj që të mos ketë valë tjetër, por rreziku është i madh. Nëse nuk do të jenë vetë njerëzit të ndërgjegjshëm, me rregullat themelore, mund të

Edhe kjo e kufijve, hap kufijtë, hap kufijtë, ja ne i hapëm, por tani kemi vetëm me Malin e Zi. Me turizmin askush nuk e di, më kë nuk kam biseduar dhe folur. Ne turizmin e hapëm, është i domosdoshëm për ekonominë, por nuk e di, mund të ndodhë që gjërat të përkeqësohen pa pritur dhe kujtuar.

Mund të ndodhë që virusi të dobësohet nga transmetimi. Ne duhet të jemi gati. Ju mjekët dhe infermierët keni marrë hak për 30 vite, baltë, goditje, grushte në sallë, sepse ishit bërë si politikanët edhe ju. ‘Këta të marrin lekë, këta të vdesin….’, por ju keni marrë hak.