“Rama po merr fund, mos u frikësoni nga trokijet e policisë në dyert tuaja”


Gazeta Express
10 Mars 2019 11:36

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është drejtuar me një apel qytetarëve e në veçanti atyre shqiptarëve që kanë protestuar në tubimet e thirrura nga opozita.

Nga qyteti i Lezhës, Kryemadhi ka deklaruar se shqiptarët nuk duhet të kenë frikë nga një kryeministër i cili është në grahmat e fundit të pushtetit të tij korruptiv.

Kryemadhi i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së thirrur nga opozita më 16 mars në Tiranë, për të hedhur nga pushteti kryeministrin Rama.

Kryemadhi: Ne nuk do të dalemi se ky është misioni ynë. Për të kthyer ata qindra shqiptarë që kanë ikur. Ne do të vazhdojmë dhe do të luftojmë sepse nuk kemi asgjë personale me Edi Ramën, por me dështiet e tj si kryeministër. 

Ne kemi nisur një rrugë që mund të jetë e gjatë, dhe e vështirë por kemi marrë parasysh çdo gjë. Ne nuk diskutojmë mandatin e deputetëve por të shqiptarëve. Mandati i shqiptarëve është hapja e negociatave me BE-në.

U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve t’i harrojmë ndasitë politike dhe flamujt por të bashkohemi për Shqipërinë, të ngrejmë një sistem të fortë. Ky shtet kërkon sistem të fortë dhe jo lider të kapur që mendon vetëm për veten e tij. Dua t’ju them mos u ndalni as nga presioni as nga trokitjet e policisë sepse njerëzit më të lodhur janë policët. Janë ata që paguhen më pak nga të gjithë. Janë prokurorët që kërcënohen. Çdo njeri që është në grahmat e fundit bën atë që bën Edi Rama. Tik-taku i tij ka filluar./Express

Te fundit


Kthehu lart