Rama: Po i bien shtëpive me vare sepse thonë do na i bëjë Elvisi - Gazeta Express
string(63) "rama-po-i-bien-shtepive-me-vare-sepse-thone-do-na-i-beje-elvisi"

Rama: Po i bien shtëpive me vare sepse thonë do na i bëjë Elvisi

Gazeta Express

09/12/2019 17:02

Gjatë mbledhjes së komitetit të rindërtimit pas tërmetit të rënë më 26 nëntor, kryeministri Rama tha se janë identifikuar raste ku persona të caktuar po dëmtojnë qëllimisht shtëpitë e tyre për të fituar nga programi i financimit për rindërtimin e banesave.

“Duhet bërë kujdes për invetarin sepse ka shenja spekulantësh dhe mashtruesish. Ka disa që po i bien me vare shtëpisë së tyre sepse mendojnë se do na i bëjë Qeveria dhe Elvisi (Naçi). Inventari është ky që është, Shqipëria ka banesa që kanë probleme akoma më të mëdha, por ato nuk hyjnë në këtë program.

Lexo Edhe:

Programi bëhet për ata që kanë humbur strehën, ose është e pabanueshme sepse është çarë një mur. Është e pamundur që ne të shtojmë, numrat janë pak a shumë këto që janë. Ne do t’i përditësojmë, të regjistrojmë ndonjë që nuk është regjistruar ende”, u shpreh Rama.